Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ka konfirmuar shkarkimin e 13 inspektorëve të kontributeve në drejtoritë rajonale, si edhe një kryetar dege.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka nisur fshesën e spastrimeve politike në administratë. Ai ka njoftuar shkarkimin e 13 inspektorëve të Sigurimeve Shoqërore dhe një drejtuesi dege.
“Kemi vendosur objektiva të matshëm performance për cdo inspektor. Cdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulet. Zinxhiri i përgjegjësive nga drejtorët rajonalë deri tek inspektorët në terren. ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontribute”.