"Negociatat do të ishin dhuratë për vendin, jo për çmenduritë e Ramës"

E Enjte, 07 June 2018 18:46

Në 28 Qershor të gjithë shqiptarët do të jenë me sy e veshë drejt zyrave të Bashkimit Europina, për të marrë vesh vendimin për hapjen ose jo të negociatave me vendin tonë.

Lidhur me këtë temë deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha se nëse vendet anëtarë do të vendosin për hapjen e negociatave, atëherë kjo do të ishte një dhuratë për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, dhe jo për çmendurinë e Ramës, i cili herë pas here atakon deputetët dhe ministrat e këtyre vendeve.

 ‘Të them të drejtën për perspektivën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve unë shpresoj që në datë 28 kancelaritë e jashtme të Europës të marrin një vendim pozitiv për çeljen e negociatave, për dy arsye.

E para hapja e negociatave do të mbante nën presion çdo qeveri në Shqipëri, por nga ana tjetër do të ishte dhe një perspektivë shprese për shqiptarët. Për këto dy arsye madhore shpresoj që Shqipëria të ketë një rekomandim pozitiv. Por nga ana tjetër vendet europiane do të jenë skeptike, për shkak të lajmeve të drogës që vijnë nga Shqipëria. Dëgjojmë një kryeministër i cili me çmendurinë e tij atakon deputetë dhe kryeministra të vendeve Europiane. Në një situatë të tillë mundësia e hapjes së negociatave do të ishte një dhuratë shumë e madhe dhe shumë e bukur për këtë vend që të ecë përkrahë familjes së madhe Europiane. Pra kjo është më shumë gjeopolitikë se realitet për Shqipërinë’, u shpreh Mehmetaj.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 18:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...