Dokumenti/ ‘Linja turke’ e Ramës, si vidhen milionat me kompaninë e fluturimeve

E Enjte, 07 June 2018 18:31

Pas dështimeve të disa kompanive shqiptare të fluturimeve, një logo e re do të themelohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ‘Air Albania’. Televizioni Scan raporton se kanë nisur procedurat për shoqërinë “Air Albania shpk” dhe vednimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Tre janë aksionerët: kompania shtetërore “Albcontrol”, “MDN Investment shpk” dhe Turkish Airlines.

Sipas ligjeve në fuqi, që një kompani të konsiderohet ‘shqiptare’ duhet që pala ‘vendase’ të ketë 51 % të aksioneve. Këtë rol ligjor e marrin kompania shtetërore “Albcontrol sh.a.” dhe ortaku tjetër shqiptar “MDN Investiment”, sh.p.k. i adminsitratorit të ‘Flamurtarit’, Sinan Idrizi. Është ende e paqartë se si do të ndahen aksionet në përqindje mes kompanisë shtetërore Alb Control dhe MDN Investments dhe, mbi cilat kritere është zgjedhur kjo kompani për të qenë përfaqësuese e dytë e palës shqiptare në joint- venture me kompaninë turke Turkish Airlines. Një kërkim i Politiko.al në faqen zyrtare të QKB mbi aktivitet e shtetasit Sinan Idrizi, administrator me 100 përqind i MDN Investments, rezulton se kompania  e tij ‘Firma 19’, e regjistruar në vitin 2002, ku ai zotëron 100 përqind të aksioneve është ‘e specializuar’ në “sektorin e shërbimeve, import-export dhe tregtimin e artikujve të ndryshëm”.

Referuar objektit të aktivitetit ‘Firma 19’, kompania me të cilën është përfaqësuar deri tani biznesmeni Idrizi, nuk e ka ekspertizën e nevojshme, apo aktivitet të ngjashëm me industrinë ajrore (airlines). Duke theksuar se Idrizi nuk është regjistruar si ortak i ‘Air Albania’ me ‘Firma 19’, por me ‘MDN Investments, siç thuhet edhe në Fletoren Zyrtare. Identifikimi i datës së krijimit të kompanise në fjalë, 7 maj 2018, tregon se ‘MDN Investments’ është krijuar enkas për ‘partneritetin’ e Air Albania, një kompani e lajmëruar para pak muajsh nga kryeministri Rama.

Objekti i aktivitetit të kompanisë, siç është identifikuar në ekstratin e QKB, përqendrohet  te “menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar” (të Vlorës- shënim i Politiko). Ajo që bie në sy është se, për menaxhimin e aeroportit dhe terminalit është krijuar një kompani para fillimit të ndërtimit të tyre, dhe se e njëjta kompani do të regjistrohet si palë kontraktuese e ‘Air Albania’, një shoqëri shqiptare fluturimesh.

Përveç mungesës së transparencës, ekspertizës, konkurencës, prania e ‘MDN Investments’ si ortake në kompaninë ‘Air Albania’ dhe në menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, krijon monopol në treg.

Përveç dyshimit se një kompani e tillë, pa ekspertizë dhe e krijuar në kushtet e flagrancës kohore, nuk është gjë tjetër veç një mbulesë për ‘aksionerë’ të tjerë në zyra politike dhe shtetërore.

mdn 1

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 18:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...