Kreu i opozitës Lulzim Basha e cilësoi një skenar kriminal deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, vetëm 24 orë pasi doli audiopërgjimi ku ishte i përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas tij, asnjë laborator nuk mund të nxjerrë analizat nëse audipërgjimi ishte apo jo i vërtetë. Sipas tij deklarata e Ramës ishte marrje në mbrojtje e trafikantëve.
‘Nuk mund të pretendojë ky njeri të bëjë vettingun dhe vetë të ketë vëllain trafikant droge. Ky është koka e Ministrisë së Brendshme. Vetëm 24 orë pasi doli audipërgjimi Rama tha se sipas të dhënave të mia, doli e tha që audipërgjimi është i pavërtetë. Menjëherë pas kësaj u kërcënua gazetari, u kërcënua dëshmitari. Ky është një akt kriminal. Brenda 24 orëve Prokurori ndërmori 40 veprime, pranoi mostrat siç ja servirën, siç ua dha Agron Xhafaj ‘, tha Basha.