Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka përsëritur edhe një herë se po lobon që Shqipëria të hapë negociatat me BE.
Këtë e ka thënë edhe gjatë konferencës së ditës së stome, me dy parlamentarë austriakë me të cilët është diskutuar për procesin e hapjes së negociatave.
Me përfaqësuesit Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partisë Popullore Austriake, Basha tha se ka kërkuar hapjen e negociatave me qëllim që qeveria të vihet para përgjegjësisë.
‘U kam kërkuar miqve që të bëjnë çmos për hapjen e negociatave.
Për të mos e fshehur të vërtetën ne u kemi thënë miqve që ne e dimë që kemi probleme por ne kërkojmë ndihmën austriake evropiane për hapjen e negociatave si mjet presioni kundër qeverisë që Shqipëria të përparojë për një drejtësi të pavarur.
Dua ta falënderoj për këtë rast Sebastian Kurz për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë pro hapjes së negociatave dhe dy bashkëbiseduesit, përfaqësuesi te lartë nga Austria’, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha në deklaratën e tij.