Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar publikimin e testit të letërsisë për Maturën Shtetërore.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Boçi thotë testi i letërsisë ka tre orë që është në qarkullim.
“Ky është serioziteti i Ministrisë së arsimit për maturën shtetërore!
Testi i letërsise ka tre ore që ka dalë e që qarkullon. Një skandal i paprecedentë dhe një tallje gjigande me mundin, djersën, përpjekjet e sinqerta të maturantëve e familjeve të tyre.
Përdhosje e dijes e meritës dhe e mësimdhënies.”, thotë Luçiano Boçi.