Në një deklaratë me kreun e PD-së Lulzim Basha, Reinhold Lopatka Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak është shprehur se janë të shqetësuar për ‘skandalin Xhafaj’.
Pas një takimi me kreun e PD-së, Lopatka dhe Michael Hammer bënë edhe një deklaratë të përbashkët.
“Ne jemi të shqetësuar përsa i përket rastit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj. Në rastin Xhafaj duhet trajtuar në mënyrë të besueshme që të mbështetet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian’, tha në deklaratën e tij, Reinhold Lopatka.