Kamp për të kthyerit nga ISIS në Shqipëri, flet Basha

Premte, 08 June 2018 12:52

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme lidhur me lajmin se kryeministri Edi Rama po shikon mundësinë që në Shqipëri të ngrihet një kamp për të gjithë të kthyerit nga ISIS.

Gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, Basha se ky nuk mund të jetë vendim i vetëm një personi.

Ndërsa, ai ka shtuar edhe se ky vendim mund të merret nga Rama për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të europës pas skandaleve të Xhafajt dhe Tahirit.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë, duke përfshirë kancelarin austriak Kurt, dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe për këtë problem. Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të së ashtuquajturës Rrugë Ballkanike ka ë bëjë me; a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të luftës dhe korrupsionit e krimit, që konsiderohet e pamjaftueshme që të përballojë një krizë të tillë? Ne si opozitë jemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë dhe nga ana tjetër e kemi bërë të qartë se ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, në luftën kundër qenieve njerëzore, diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo ekzistenca e vullnetit. Opozita, PD, ka treguar katërçipërisht vullnetin politik për t’u përballur me të vërtetat dhe as për t’i fshehur ato dhe as për të pretenduar se ato nuk ekzistojnë. Ndërsa një qeveri që deri më dje mohonte krimi, drogën, kultivimin e saj, në vlerësimin e saj ska besueshmëri dhe as vullnet politik dhe as potencial për të mobilizuar kapacitet shtetërore. Ndaj një dimension i tillë i kapërcen kufijtë ë vendit tonë, nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse ajo serviret si një karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet ‘Tahiri’, ‘Xhafaj’, dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit”, tha Basha.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 13:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...