Qeveria si organizatë kriminale, zhduk e fsheh prova

Premte, 08 June 2018 15:28

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkruar sot se qeveria është duke fshehur provat ashtu siç bëjnë organizatat kriminale.

Përmes një postimi në “facebook”, Manjani është shprehur se qeveria ka sajuar “dëshmitarin y” për të manipuluar se personi në audio-përgjim nuk ishte Agron Xhafaj.

“Tani paskan sajuar “dëshmitarin Y”. Medemek, ky dëshmitari do të na mbushë mendjen se ai luajti rolin e Agron/Geron Xhafajt.” shkruan ish-ministri.

Më tej ai shton se ku janë të gjithë ata persona të përfshirë në këtë skandal, ku është Ermali shefi i policisë si dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit.

Sipas Manjanit asnjë nga të dhënat kyç nuk tregohet, pasi synohet të bëhet gjyq popullor dhe jo ligjor. “Asgjë nga këto të dhëna kyç nuk tregohen! Kërkohet të bëhet gjyq popullor dhe jo drejtësi sipas ligjit!

Zhdukin prova, kriminelë e dëshmitarë nga ngjarje kriminale që implikojnë direkt qeverinë e drogës!” vazhdon ai më tej.

Për Ylli Manjanin asgjë s’do të ishte më e habitshme, as edhe nëse shfaqen “dëshmitarët Z apo Zh”.

Postimi i plotë:

Qeveria ashtu si çdo organizatë kriminale zhduk e fsheh prova për çdo krim që bën.

Kjo është evidente!

Tani paskan sajuar “dëshmitarin Y”. Medemek, ky dëshmitari do të na mbushë mendjen se ai luajti rolin e Agron/Geron Xhafajt.

Dakort, po ku ishte gjer tani ky dëshmitari?!

Po Ermali, shefi i policisë, ky ēshtë?

Ky dëshmitari “ aktor” nga e dinte të shkuarën e Agronit? Po për ata në Itali që kanë folur?!

Kur ishte kështu puna, pse Fatmiri çoi vëllanë në burg? Ku e gjeti emrin e Albert Veliut, qe e arrestoi para se te bëhej publik?

Ku janë tabulatet e telefonave të personave të përfshirë? Po të dhënat mbi qelizën elektronike të tyre? Aty tregohet me detaj çdo lëvizje.

Asgjë nga këto të dhëna kyç nuk tregohen! Kërkohet të bëhet gjyq popullor dhe jo drejtësi sipas ligjit!

Zhdukin prova, kriminelë e dëshmitarë nga ngjarje kriminale që implikojnë direkt qeverinë e drogës!

Nuk do çuditesha që në ditët në vijim të dalin “dëshmitarë Z e ZH” ku të dëshmojnë se Farmiri nuk është ai që keni dëgjuar. As Rama nuk është ai që keni parë...

Kjo është e vërteta!

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 15:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...