Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pasditen e sotme një video në “facebook” ku duket policia rrugore duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Këtë video Berisha e ka siguruar nga një qytetar i cili shkruan se policia ishte duke udhëtuar pa drita dhe pa asnjë sinjalistikë.
Postimi i plotë:
Policia rrugore ne Tirane shkel çdo rregull!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
"Prshd Doktor po ju coj nje video ju lutem publikojeni qe te shikojm sesi qarkullon rrugeve te tiranes Policia e shteti pa drita Nate dhe pa asnje sinjalistik,ndersa ne qytetareve te thjesht edhe diten nqs se e kemi te djegur ndonje drite na ndeshkoj ju faliminderit."