Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, njëkohësisht edhe zyrtari më i lartë i administratës civile është nisur për Itali me qëllim që të ndihmojë klientin e tij, vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron-Geron Xhafaj.
Agron Xhafaj, që për ti shpëtuar hetimit për trafik droge në kohën aktuale, u nis urgjent drejt Italisë për të kryer dënimin e formës së prerë nga gjykatat italiane po për trafik droge.
Po pse Engjëll Agacci?
Agaçi bëhet e ditur nga disa burime se është edhe avokat i ‘Apex’ ku Agron-Geron Xhafaj raportohet të jetë aksioner, njëkohësisht duke ndërhyrë tek autoritetet italiane që të ndikojë me ‘ekspertizën’ e audios, mendon të shpëtojë edhe shefin e tij Edi Rama nga rënia e ministrit të dytë të Brendshëm për trafik droge.
Ndërkohë, media pranë Xhafaj janë vetëdekonspiruar në planin e tyre për të manipuluar provat.
Plan që duket se do ti kompromentojë edhe më shumë, pasi opozita është disa hapa para me prova për rastin në fjalë.