Debate dhe përplasje të ashpra ka pasur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.
Ka qenë deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i cili ka replikuar ashpër me deputetin e PS-së, Alket Hysenin, i cili është edhe në hetim për tjetërsim pronash.
Naço ishte duke bërë pyetje për DAP dhe administratën, kur Hysenaj i tha “këto pyetje i bëra unë dhe drejtoresha i dha përgjigje”.
DEBATI
Alket Hyseni: Tani erdhen kamerat dhe do me bë lajm.
Nasip Naco: Çfarë punë ke ti për pyetjet e mia..
Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet.. Po përdor gjuhë ordinere. Katunar komplet..
Nasip Naco: C’ke mo. Kujdes kur flet me mua..
Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar…
Nasip Naco: E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin..
/55News.al/