“S’ka marrëdhënie të re Rama – Meta”, Alket Hyseni: Presidenti rol konstruktiv në kohë pandemie

E mërkurë, 29 Prill 2020 14:51

Deputeti i PS Alket Hyseni në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24”, i pyetur në lidhje me marrëdhënien Rama – Meta gjatë kësaj kohe, ai tha se nuk ka asnjë raport të ri mes kryeministrit dhe presidentit të Republikës.

Hyseni tha se presidenti Meta po luan një rol konstruktiv në këtë kohë pandemie, kurse ka shtuar se të gjitha reformat në vend vazhdojnë, duke përfshirë edhe Reformën në Drejtësi.

“Edi Rama dhe Ilir Meta qëndrojnë të dy në pozitat e veta, secili vazhdon detyrën. Në këndvështrimin tim, ka një përafrim të detyrës së presidentit me situatën. Ne këtë presim nga presidenti që këtë të bëjë, që të jetë në krah të institucioneve të shtetit shqiptar. Nuk ka cudi këtu. Nëse ka pasur anormalitet nga presidenti, kjo nuk do të thotë se mos të ketë normalitet. Të shpresojmë që kjo klimë e momentit të vazhdojmë. Presidenti po respekton ligjet. Vendimet janë vetëm në bazë të Kushtetutës”, tha Hyseni.

Alket Hyseni vlerësoi se masat e marra nga qeveria kanë qenë të drejta, kurse ka shtuar se uron e shpreson që qytetarët shqiptarë e ata të huaj të bëjnë plazh në Shqipëri gjatë verës.

Pandemia ka ndikim negativ në turizëm. Le të shpresojmë që në jug të fillojë puna sa më shpejt. Saranda fatmirësisht është zonë e gjelbër. Unë shpresoj e besoj se këtë vit, Saranda do të mbushet plot me qytetarë nga Shqipëria e jashtë saj. Unë uroj që në kulmin e sezonit të jemi në plazhe. Duhet kujdes, që të mund të shikojmë plazhet. Masat janë të nevojshme, pasi nëse nuk merren, situata do ishte më keq. Ne kemi marrë ekspertizë nga OBSH. Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusi”, u shpreh Hyseni.

Në lidhje me hetimet ndaj presidentit Ilir Meta, Hyseni tha se ata do të cohen deri në fund, e nuk i ndalon dot pandemia.

“Ne patjetër do ta cojmë deri në fund hetimin. Në fund të hetimit, do të ketë një raport, që do i cohet seancës plenare, që merr vendim për rastin. Ne nuk ndikohemi fare, pasi gjërat nuk shikohen nga ne me emocion, por me racionalizëm”, tha Hyseni.

Më tej, Hyseni u shpreh se cdo lloj reforme që ka nisur tashmë, edhe do të mbyllet.

“Cdo komision e strukturë e parlamentit dhe ekzekutivit vazhdon punën e saj. Po kuptohet se jemi në një situatë pandemie globali. Të dyja këto nuk mund të merren në konsideratë. Nuk do të thotë se ra pandemia dhe do ndërpresim gjë. Aspak. Do përmbyllen të gjitha reformat. Edhe Kodi i Ri Zgjedhor do i dërgohet parlamentit brenda afateve. E vetmja pengesë sot është gjendja e fatkeqësisë natyrore. Unë besoj se brenda këtij sesioni do të kalojë edhe Kodi Zgjedhor”, u shpreh ai.

Alket Hyseni shtoi se edhe reforma në drejtësi do të vazhdojë normalisht.

“Reforma në drejtësi nuk është ndërprerë asnjëherë. KED, KLGJ e KLD kanë funksionuar edhe gjatë kësaj periudhe nëpërmjet komunikimit online. U zgjodhën tre anëtarë të Gjykatës së Lartë. Parlamenti dhe presidenti besoj do të plotësojnë detyrat e veta. Unë besoj se edhe me zgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë së Hetimit mbyllet gjithë procesi. Reforma është garant i shtetit shqiptar për të vënë në vend drejtësinë. Drejtësia bën që të funksionojnë më mirë të gjitha sistemet, sistemi gjyqësor e të tjerat. Unë mendoj se të gjithë janë gati për të bërë detyrën e tyre”, theksoi Hyseni.

Për konfliktin mes presidentit Meta dhe anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, Hyseni tha se institucioni i Presidencës duket se po “hyn” në një terren, ku nuk i takon.

“Ky nuk është konflikt. Është cështje që e zgjedhin institucionet e as presidenti e as kryeministri e askush tjetër. Nëse do ishte Gjykata Kushtetuese, do vendoste ajo, por kjo gjykatë do bënte një zgjidhje. Mendoj se ky funksionar i lartë duhet të qëndrojë aty, derisa nuk ka vendim. Institucione të caktuara fusin një frymë debati për shumë arsye. Shqiptarët duhet të dinë se Gjykata e Lartë funksionon tashmë. Nuk duhet të hyjnë institicionet në këto cështje”, u shpreh në fund Hyseni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...