Mark Crawford, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i ftuar në studion e "Fax News" ka folur mbi çështjen e TVSH-së vendosur së fundmi mbi biznesin e vogël si dhe për klimën e përgjithshme të taksave në vend.
I pyetur për ngjarjet e Rrugës së Kombit dhe për ndikimin e tarifës së saj tek qytetarët e bizneset Mark Crawford u shpreh se në Shtetet e Bashkuiara, qytetarët vijnë dhe djegin rrugët, do të thotë se qeveria ka bërë gabime.
"Sjellja e tyre varet nga Kurba Laffer dhe nga taksat në çdo shtet. Në Ohio nuk kanë tarifë për rrugët, në Chicago ka shumë tarifa për rrugët. Por është e sigurt se nëse qytetarët dalin dhe djegin rrugët, kemi bërë gabime” ,- tha Crawford.
“Kur ne flasim si Dhomë Amerikane e Tregtisë flasim si biznese të mëdha më tepër se biznese të vogla”.
Megjithatë ai u shpreh se kur bizneset e vogla mbyllen, asnjë nuk përfiton nga kjo gjë.
Crawford tha se sa i përket TVSH-së, bizneset e vogla ndoshta duhet të raportojnë më shumë por jo të paguajnë më shumë.
“Është një gjë që nuk bëhet në mënyrë të drejtë. Kjo taksë rëndon bizneset e vogla, pasi janë familjarë që vetëm sa fitojnë bukën e ditës. Problemi që lidhet me vendosjen e taksave shpjegohet me Kurbën Laffer. Taksa e rëndë çon që të gjithë të mos paguajnë. Është një pikë efikasiteti ku dikush mund të thotë që “unë do të punoj aq sa mundem por ama nuk kam mundësi të paguaj taksa”, – tha Crawford.
Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë u shpreh se në përgjithësi qeveria nuk po rrit më shumë taksat që ekzistojnë sesa është duke shtuar taksa të reja.
Ai sugjeroi që taksa mbi dividentin duhet zvogëluar sepse kjo ndikon mbi investitorët vendas:
“Taksa mbi dividentin duhet të jetë më e vogël duhet rishikuar sepse është direkt mbi supet e investuesit shqiptar sepse të huajt që investojnë këtu mund të përfitojnë nga ndonjë marrëveshje e mundshme mes vendit të tyre dhe shtetit shqiptar, për të mos paguar taksë. Shqiptarët janë ata që duhet të investojnë më shumë në Shqipëri se një i huaj mund të investojë kudo në botë”, – tha Crawford.
Sa i përket marrëdhënies me qeverinë shqiptare, Crawford u shpreh se në opinionin publik debati është personalizuar. Ai u shpreh se indeksi i biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë është reflektuar gjithashtu edhe nga indeksi i PWC.
“Unë kam parë indeksin dhe jam në fund të mandatit tim në krye të dhomës dhe për një vit do të jetë një kryetar i ri. Unë kam pas shok Ahmetajn për 20 vjet sepse kam punuar me gruan e tij tek Fondi Amerikan i Zhvillimit.
Por nuk kam pse të ngatërrohem me politikën në shqipëri. Në Shqipëri është personalizuar qëndrimi i Dhomës tek personi im. Indeksi ynë është i njëjti me PWC që taksat këtu janë rritur. Diskutimi nuk është fare personal dhe duhet të përmirësohet diçka. Ne si biznese nuk jemi të kënaqur”.
Crawford tha se biznesi nuk ankohet por kritikon, një kritikë pozitive nga pikëpamja amerikane.
“Disa nga anëtarët e bordit të dhomës janë të rinj dhe do të mendojmë si mund të bëjmë një rekomandim konkret tek qeveria”– u shpreh kryetari i Dhomës Amerikanë për raportin me qeverinë Shqiptare.
Në lidhje me taksat Crawford tha se ai do të dëshironte taksa sa më të thjeshta sepse “e di ku investoj paratë e mia”.
“Unë kam 9 biznese, disa janë të mëdha të listuara në bursë në Amerikë, jam përfshirë këtu në Abi Bank. Unë nuk kam kohë për të harxhuar duke raportuar, duke bërë bilancin. Të paktën në Amerikë unë shkoj ku ka lehtësi biznesi. Sa për armiqtë nuk e çaj kokën fare se nuk më intereson fare çpo bëjnë.
Unë kritikoj miqtë sepse jam i interesuar për të përmirësuar klimën e biznesit. Po luftojmë për të ndryshuar gjërat për mirë në biznesi” – u shpreh Crawford.
Crawford dha një këshillë prej biznesmeni duke thënë se një reform urgjente që duhej kryer është kadastra online në Shqipëri.
“Nëse duhet të bërë një gjë këtu, është kadastra online. Duhet filluar të paktën me një hartë që të tregojë ku është pronësia dhe pronari në zonë të caktuar” – tha ai.