×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Ngjarjet e Shqipërisë i merr vesh edhe PPE, fjalimi i plotë i Bogdanit

E mërkurë, 11 Prill 2018 19:24

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PD vuri në dukje se liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri janë përkeqësuar ndjeshëm dhe se ekonomia është përqendruar në duart e disa oligarkëve, klientë të qeverisë.

Si rastin më të freskët Bogdani përmendi kontratën korruptive koncesionare, ku për shkak të taksës 10 euro për një udhëtim, kompania do të marrë 400 milionë euro fitim, në një kohë kur zona e Kukësit jeton në varfëri dhe papunësi dhe ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë.

Më poshtë fjala e plotë:

Shqiperia eshte ne nje moment kyc te saj, pasi po diskutohet vendimi per hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Siç e ka bere te qarte edhe me pare, Partia Demokratike e mbeshtet fuqishem kete proces, te cilin e ka avancuar kur ka qene ne qeverisje dhe e mbeshtet sot ne opozite. Jo thjesht dhe vetem per faktin qe vokacioni i vetem i Shqiperise dhe shqipetareve eshte Bashkimi Europian, por mbi te gjitha edhe per faktin se sa me afer integrimit ne Bashkimin Europian te jete Shqiperia, aq me shume llogaridhenie dhe mbajtje pergjegjesish do te kete per qeverine dhe per klasen politike.

Pikerisht prandaj nuk duhen mbyllur syte dhe veshet ndaj asaj qe sot po ndodh ne Shqiperi, dhe nuk do te ndalem mbi kultivimin ne mase te droges dhe krimit te organizuar, pasi pjesa me e madhe e juaj e kane nje tablo te qarte, por mbi situaten ekonomike dhe lirite e individit ne Shqiperi.

Sot, per shkak te ketyre te fundit, bashkuar edhe me nivelin e tejskajshem te korrupsionit, situata ekonomike dhe lirite e te drejtat e individit ne Shqiperi jane perkeqesuar ndjeshem. Kjo ka ndodhur ne kurriz te qytetareve shqiptare dhe ne perfitim te oligarkeve te rinj (them te rinj, sepse ky term eshte i ri ne vendin tone dhe fatkeqesisht per here te pare ne Shqiperi po ndodh ky fenomen dhe po krijohen te tille).

Sot qeveria po shkaterron me shpejtesi mjedisin, resurset natyrore dhe pasurite kulturore te vendit ne favor te oligarkeve me interesa ne fushen e ndertimit e me tej.

Sot ne Shqiperi barra fiskale e qytetareve dhe biznesit po rritet ne menyre te paperballueshme ekonomikisht, pa asnje konsultim me qytetaret, pa e degjuar zerin e tyre. Rasti me i fundit, eshte korrupsioni me te ashtuquajturen kontrate koncesionare per vendosjen e takses ne autostraden e Kombit. Autostrade qe lidh gjysmen e Shqiperise me Veriun e saj dhe me Kosoven. Qeveria ka vendosur qe nje koncensionar privat, te taksoje minimumi me 10 Euro kalimin e saj, ne nje kohe kur banoret e kesaj zone nuk kane mundesi te mbyllin fundin e muajit dhe jetojne ne nje nga zonat me papunesine dhe varferine me te madhe ne vend. Njekohesisht, nuk ka nje rruge dytesore te cilen ata mund ta perdorin pa pagese. Pra kjo tarife pervecse tejet e larte per standartet ekonomike shqiptare, rezulton edhe ne nje kufizim te levizjes se qytetareve te zones - kufizim i levizjes se lire!

Si pasoje e kesaj, pa asnje organizim te partive politike, por me thirrje qytetare dhe te anetareve te keshillit bashkiak te te gjitha ngjyrimeve politike, qytetaret e kesaj zone u ngriten ne proteste, kunder kesaj tarife te re te vendosur nga Qeveria. Gjate protestes qytetaret paten edhe perplasje me policine dhe u dhunuan nga kjo e fundit. Si zgjidhja e fundit, pasi i kishin provuar te gjithe menyrat per te hequr kete tarife, qytetaret gjate protestes i prishen traret qe pengonin levizjen e lire te automjeteve. Gjate oreve te nates ne vijim te protestes, ata u arrestuan ne menyre te paligjshme dhe ne shkelje te cdo procedure, dhe shume prej tyre jane sot ne burg.

Ne mbeshtetje te tyre dhe kundra arrestimit te paligjshem qytetare te ndryshem, shoqeria civile dhe opozita protestuan. Si rrjedhoje, sot qe flasim, jane proceduar penalisht reth 60 Deputete te Parlamentit te Shqiperise, Kryetar Bashkish dhe aktiviste te shoqerise civile.

Te paret jane te mbrojtur nga imuniteti dhe petku politik, ndaj ajo qe eshte me e rende eshte procedimi i nje dyzine aktivistesh te shoqerise civile. Sepse qeveria po mundohet te shuaje dhe bllokoje edhe ata pak zera kritike, qe jane aktiviste te lire. Kjo eshte shume e rende per cdo vend, por vecanerisht per nje vend si Shqiperia, sepse zera te lire ne shoqerine civile jane sot shume pak; sepse sic dihet pjesa me e madhe e shoqerise civile eshte mbeshtetur historikisht nga e majta dhe ka ze vetem kur e majta eshte ne opozite dhe hesht kur ajo eshte ne qeverisje.

Ndaj, ne mbyllje, une do t’ju kerkoja qe te mos mbyllim syte dhe veshet ndaj asaj qe po ndodh sot ne Shqiperi, sepse fatkeqesisht vendi po rreshket ne autoritarizem dhe ne nje diktature moderne, ne dem te qytetareve te ndershem shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...