×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Edhe zyrtarisht Donald Lu mbrojti kanabisin, publikohet dokumenti

E mërkurë, 11 Prill 2018 19:29

Letra që ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka dërguar Kongresit Amerikan në Maj 2017, zbulon për herë të parë qëndrimet e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, lidhur me kultivimin masiv të drogës në Shqipëri.

Dokumenti është publikuar rreth një vit më parë në faqen online të Kongresit, në vijim të mbledhjes së nënkomisionit për Europën dhe Azinë, lidhur me ndikimin e Sorosit në Ballkan.

Llalla, në përgjigje të kërkesës së kryetarit të nënkomisionit, kongresmenit Dana Rohrabacher, ka dërguar një informacion të zgjeruar lidhur me raportet e tij me ambasadorin amerikan në Tiranë.

Ndër të tjera, në këtë letër, ish-kryeprokurori shprehet se “përgjatë vitit 2016-2017, ambasadori Lu nuk u shpreh asnjëherë lidhur me problemin e narkotikëve në Shqipëri. Lu është shprehur më shumë se njëherë në takime jo-publike se “Droga nuk është problem për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në këtë letër Llalla i referohet periudhës kur Shqipëria u shndërruar në një parcelë të madhe hashashi. Pikërisht, kjo situatë u paraqit edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit, publikuar në vitin 2017, ku theksohej se “kultivimi i drogës në Shqipëri ishte 5-fishuar gjatë vitit 2016”.

Në fakt, ajo që është konstatuar nga opinioni publik shqiptar është fakti që ambasadori Lu nuk është shprehur asnjëherë lidhur me problematikën e theksuar të kanabisit në vendin tonë, në periudhën 2015-2016.

Madje, siç thekson edhe Llalla në letrën e tij drejtuar Kongresit Amerikan, ambasadori Lu është bërë pjesë e disa sondazheve të Soros, të cilat nxirrnin Policinë si institucionin më të besuar, pavarësisht situatës së rëndë me drogën.

Problematika e kultivimit të kanabisit dhe e përfshirjes së zyrtarëve të lartë të policisë në narko-trafik është mohuar gjithnjë nga kryeministri Edi Rama, nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe nuk është përmendur asnjëherë nga ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili flet për shumë gjëra në Shqipëri.

Por, sot situata është shumë e qartë-vetë ish-ministri i Brendshëm, Tahiri është nën hetim për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj. Disa ish-drejtues të lartë Policie janë në kërkim, po për lidhje me trafikun e narkotikëve. Burimi: BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...