Paloka pa mikrofon: Rama kryeministri më cub që ka patur Shqipëria

E Enjte, 12 Prill 2018 19:36

Menjëherë pas daljes nga Byroja e Parlamentit, deputeti Edi Paloka u shpreh se Rama është kryeministri më cub që ka njohur dhe këto fjalë i ka thënë sot pa mikrofon. Sipas Palokës, “Rama ka guxim të madh që vazhdon në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që e urren”.

Një pjesë e asaj që tha Paloka:

Një kryeministër që e krahason popullin e tij me organin gjenital kjo s’ka ndodhur. Kryeministri ka fyer popullin e tij, ka fyer duke e krahasuar me organin gjenital të mashkullit, kjo gjë ka ndodhur në Shqipëri. S’ka ndodhur që dhe politikani më banal të fyejë popullin shqitar me organin gjenital.

Ne sot ishim mbështetje e qytetarëve kuksianë.

Në Parlament, sot pritej që Saimir Tahiri të vinte të mbronte mandatin e tij. Një ministër i akuzuar si njeriu që ka ndjekur strategjinë e Ramës për kanabizimin e Shqipërisë.

Komisioni i Tahirit: 

Paloka: Sot jemi për tjetër çështje, por komisioni hetimor për Tahirin vijon punën e tij derisa t’i dalë në krye.

Parlamenti sot është privat i Edi Ramës dhe që trajtohet si e tillë. Kryeministri e ka privatizuar, Rama sot s’ka marrë asgjë nga ajo që meriton, nga ajo që do i japin shqiptarët.

Kam thënë sot pa mikofon që është kryeministri më i fortë që ka Shqipëria. Është kryeministri më cub që ka guxim të madh që vazhdon në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që e urren./Politiko.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...