×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Spaho: Arroganca e Ramës ka arritur kulmin, duhet të përjashtohet nga Kuvendi

E Enjte, 12 Prill 2018 21:32

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur të enjten në darkë se kryeministri Edi Rama duhet të përjashtohet nga Kuvendi i Shqipërisë me arsyen se ka fyer rëndë shqiptarët.

Spaho deklaroi se nëse një deklaratë e tillë do të bëhej në një vend europian, një kryeministër i tillë do të dënohej shumë rëndë.

Krytari i grupit parlamentar të PD-së tha se Edi Rama nuk ka për të folur më në seancat plenare nëse nuk përjashtohet dhe nëse nuk lirohen qytetarët e Kukësit nga burgu.

Sipas Spahos, kryeministri Rama pranoi gabimin e qeverisë dhe për këtë ndjesë, ai duhet t’i lirojë ata.

“Edi Rama nuk ka për të folur më në këtë kuvend, nëse nuk përjashtohet nga Kuvendi dhe nëse nuk liron qytetarët e Kukësit nga burgu, pasi pranoi se gabova. Pse duhet të rrinë në burg ata, kur kryeministri tha se gabova. Qytetarët atje janë për bukën e gojës, ne flasim lehtë këtu”- deklaroi Spaho në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...