Kopjimi në provimet e maturës/ Malaj: Ministria të mos mbyllë sytë, ti çojë rastet ne Prokurori

Premte, 08 June 2018 18:28

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj  ka folur sot në Fax Neës rreth problematikave të maturës shtetërore, ku edhe këtë vit nxënësit në disa raste kanë deklaruar se janë lejuar të kopjojnë.

Ajo tha se kjo është diçka shumë e rëndë dhe është njësoj si të dhunohet kushtetuta, pasi është një e keqe kombëtare.

Malaj kërkoi nga Ministria e Arsimit që aty ku ka shkelje mos të mbyllë sytë, por rastin ta denoncojë në prokurori qoftë person apo institucion.

“Në të vërtetë për çdo individë që shkel rregulloren e Maturës Shtetërore, Ministria ta çojë në Prokurori,  të çojë institucionet apo individin përgjegjës në Prokurori sepse kjo është një e keqe kombëtare. Çdo rast të shikohet me vëmendje ti çohen organeve kompetente dhe të jepet një zgjidhje për problemin”, u shpreh deputetja e LSI-së.

Ish zv. Ministrja e Arsimit e pyetur nëse është një problem koha e shkurtër mes provimeve të maturës, ku hapësira mes njërit provim dhe tjetrit është 4 ditë, tha se ende nuk kanë marrë ankesa të tilla, duke theksuar se në fund të procesit mund të thirret në komision Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, për të dhënë shpjegime rreth problematikave të shfaqura.

Malaj thekso se nxënësit duhet të jenë të informuar për tregun e punës, duke shtuar se një pjesë e madhe e tyre kanë tendencën për tu larguar jashtë vendit.

Si provimin më të vështirë ku mund të kopjohet ajo përmendi atë të Gjuhë-Letërsisë pasi kërkon një formim të gjerë, si dhe atë të matematikës.

 “Provimi i letërsisë është më i vështirë për tu kopjuar pasi kërkon një formim të gjerë, shkalla e vështirësisë së provimeve vjen duke u rritur në mënyrë graduale”, tha Nora Malaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...