"Nëse nuk do ndërhynte Basha, Xhafaj do merrej peng"

Premte, 08 June 2018 18:44

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës Lulzim Basha, në protestën e 26 majit.

Ndoka tha se ndërhyrja e Bashës tregoi edhe njëherë qëndrimin e tij Evropian. Në intervistën për SyriNet Ndoka theksoi se nëse nuk do të ndërhynte Basha, protestuesit do të kishin dhunuar Ministrinë e Brendshme, por mund të kishin marrë peng edhe ministrin Xhafaj, i cili ndodhej brenda.

‘Realisht e kam thënë dhe herë të tjera që Basha ka një mentalitet Evropian të të bërit politikë. Unë gjykoj që kjo ka vetëm të mira, në aspektin e demokracisë, shpresës, vlerësimit tek mendjet e qeta të qytetarëve, pastaj tek pjesa e militantëve ka probleme. Ne pamë një protestë të fuqishme përtej kritikave që bëhet nga kazani i Edi Ramës. Ishte një protestë që nëse nuk do të menaxhohej nga gjakftohtësia e zotit Basha, atëherë do të kishim një shpërthim të qytetarëve dhe mund të dilte situata jashtë kontrollit, do të kishim një Ministri të Brendshme të dhunuar, por mund të kishin marrë peng edhe ministrin i cili ndodhej brenda në ministri’, deklaroi Ndoka.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...