Pas ngjarjes makabër të ndodhur ditën e sotme në Don Bosko ku Xhaferr Mata vrau një vajzë 19 vjeçe dhe më pas veten ka nxitur një sërë reagimesh.
Përmes një postimi në “facebook” deputeta e PD-së, Albana Vokshi ka shkruar një tjetër vrasje e ndodhi në Tiranë për faj të institucioneve.
Sipas Vokshit u vërtetua edhe njëherë tjetër se kësaj qeverie nuk i intereson mbrojtja e qytetarëve të saj. “Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???” shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!
Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.
Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetem pse refuzoi... 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar...e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t'i marrë...!
Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???
Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.
Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.
Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.
Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm...në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.
Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë !
Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”.