Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi, i cili bëri një sqarim për lajmin që doli për krijimin e një qendre për grumbullimin e ish-militanteve të ISIS-it në Shqipëri.
Përmes një postimi në “facebook”, Shehu shkruan se sqarimi që vjen nga kryeministria është shumë i vonuar. Ndërsa shton se projekte të tilla janë të dëmshme për vendin, për më tepër kur ato mbahen të fshehta.
Postimi i plotë:
Duke falenderuar Keshilltarin Lleshi per pergjigjen qe dha para pak minutash ndaj shqetesimit tim e te tjereve te ngritur reth nje Qendre Rajonale ne Shqiperi per studime a reabilitime, apo dicka tjeter ne lidhje me terroristet e ISIS prej Ballkanit, desheroj te theksoj se:
1- Se pari ky “sqarim” eshte shume i vonuar. Qekurse Kryeministri Borisov shaplosi dicka te tille ne Tirane e deri me sot kane kaluar shume dite, te mbushura keto me shume komente, pyetje etj nga media, analiste, politikane, ndaj kesaj ceshtje, qe sot “zvogelohet” shume ne konceptin e saj prej Keshilltarit.
Uroj te jete e te kete qene qe ne fillim i tille ky koncept.
2- Sidoqofte te tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore per vendin, nuk mund te mbahen ne “terr” informativ. Eshte detyra e institucioneve shteterore te bejne transparence, perpara se te shperthejne diskutimet e debatet.
Ne fakt eshte “zakoni” i kesaj Qeverie qe per te tilla ceshtje te veprojne ne konspiracion, derisa plas....
3- Cilado qofte pergjigja e sotme e Keshilltarit, per mua kjo ceshtje akoma nuk eshte plotesisht e qarte, kjo edhe per faktin se si u menaxhua deri me tashti.
4- Ne keto kushte do te vazhdoj ta ndjek me shume vemendje ne zhvillimet e ardheshme, edhe si N/Kryetar i Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashteme.