×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Manjani: “Shqiptarët i degdis për azil në Evropë, Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS”

Saturday, 09 June 2018 11:28

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka shkruar sot se shteti shqiptar është në krizë ekzistence, përsa i përket faktit që në Shqipëri mund të ngrihet një kamp pritjesh për refugjatët.

“Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.

Nuk mundet që një qeveri normale tja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

 Ai shton se Shqipëria është kthyer në vendin që digjen mbetjet e Evropës dhe se jo pa faj shqiptarët konsiderohen në Evropë si trafikantë dhe kriminelë.

Statusi i plotë:

Ylli Manjani

10 mins · 

Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë!
—————
Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil!

Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!

Në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës. Së shpejti tre incenerarorë do jenë me “gojë hapur” në pritje të mbetjeve europiane!!!

Ndërkohë droga vazhdon pa ndalim! Në Europë gjithnjë e më shumë po na identifikojnë të gjithëve ne (me apo pa faj) si trafikantë e kriminelë!

Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.

Nuk mundet që një qeveri normale tja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!

Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën!

Kjo është e papranueshme!

Modifikuar më Saturday, 09 June 2018 11:30
Login to post comments