Menjëherë pas lajmit tronditës të vdekjes së parakohshme të Kryetarit të Federates së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri nga një atak në zemër, nuk kanë munguar mesazhet e mirënjohjes dhe ngushëllimit nga radhët e politikanëve dhe personazheve të njohur.
“Me kete rast le te shprehim te dashur miq dhimbjen dhe mirenjohjen tone te thelle ndaj legjendes se futbollit kombetar, i cili, dhe ne kushtet e pushtimit barabar serb te Kosoves, me talentin e tij te ralle dhe kulmet qe arriti u be nje emer i madh ne futbollin e kohes dhe mbushi me krenari zemrat e mbare shqiptareve.”, shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook.
Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve të Vokrrit dhe autoriteteve të Kosovës për humbjen e madhe për sportin dhe kombin shqiptar.
Mesazhi i plotë:
5 mins ·
Dite zie per sportin shqiptar!
Fadil Vokrri, futbollisti legjendar, Kryetari i Federates se Futbollit te Kosoves mbylli syte per gjithmone!
Me kete rast le te shprehim te dashur miq dhimbjen dhe mirenjohjen tone te thelle ndaj legjendes se futbollit kombetar, i cili, dhe ne kushtet e pushtimit barabar serb te Kosoves, me talentin e tij te ralle dhe kulmet qe arriti u be nje emer i madh ne futbollin e kohes dhe mbushi me krenari zemrat e mbare shqiptareve.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se tij dhe autoriteteve te Kosoves per kete humbje te madhe per sportin dhe mbare kombin shqiptar, i lutem Zotit qe shpirti i Fadil Vokrrit, futbollistit te pavdekshem shqiptar te prehet ne paqe! sb