Presidenti i Republikës, Ilir Meta viziton Bashkinë e Pustecit ditën e sotme, ku ka takuar autoritetet më të larta vendore si dhe dhjetëra banorë të minoritetit maqedonas
Së bashku me autoritetet vendore, Presidenti Meta përuroi çeljen e sezonit te ri turistik.
“Kenaqesi e veçantë te vizitoj Bashkine e Prespes. I uroj sezon te mbare turistik. Ftoj turistet te shijojne bukurite perrallore e te pakonkurrueshme te kesaj zone, mikepritjen e jashtezakonshme dhe gatimet tradicionale te zonës. Disa dite nga pushimet e mia verore do ti bej ne liqenin e mrekullueshëm te Prespes. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, Bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit. Me përparësi zhvillimi dhe promovimi i turizmit.
Presidenti Meta i shoqeruar nga autoritetet vendore viziton Kishën e Shen Mhillit në Bashkine Pustec, po ashtu Meta bashkë me autoritetet vendore vizitoi ishullin e Maligradit
“Kjo perle e natyres, destinacion atraktiv i turizmit, qe duhet vizituar”,- tha Meta. /55News.al/