Qytetarët i shkojnë për “llogaridhënien”, Rama i ndalon me polici (VIDEO)

Saturday, 09 June 2018 13:53

Edhe në Lushnje kreu i qeverisë Edi Rama është pritur me protesta, në takimet që ai bën me qytetarët në turin e “pagëzuar”: Llogaridhënie publike.

Takimet e kryeministrit gjithmonë janë të kuruara, me regji qendrore nga vetë kryeministria, pra pa praninë e kamerave të televizioneve, dhe me qytetarë të organizuar me skenar për të bërë pyetje. Kjo duket edhe nga skena që ka ndodhur në Lushnje, kur qytetarët të zakonshëm, të grumbulluar në protestë, nuk janë lejuar nga policia të jenë pjesë e “llogaridhënies” për t’i bërë pyetje kryeministrit dhe për të marrë prej tij përgjigjet e nevojshme.

Video është publikuar nga Partia Demokratike.

“Ne Lushnje qytetaret e dyshimte, qe nuk jane kontrolluar nga te besuarit e Rames, nuk lejohen te marrin pjese ne takimin e llogaridhenies se kryeministrit.

Ne video eshte nje qytetar qe po kerkon te marre pjese me deshiren per t’i bere pyetje Rames, por policia e ndalon t’i afrohet zones ku Rama po kryen takimin e inskenuar. Aty jane duke protestuar edhe qytetarë te tjerë, kundër bashkëqeverisjes me krimin. Javen e kaluar, kur Rama ishte ne Elbasan, nje zonje pjesemarrese demaskoi menyren sesi drejtuesit e PS dhe te qeverise lokale perzgjedhin njerezit dhe i detyrojne te bejne vetem ato pyetje qe do Rama, duke e shnderruar ate qe quhet llogaridhenie ne nje teater propagande”, thuhet në reagimin e PD-së

“Qeveri e drogës”; “Qeveri mafioze”, “Rama ik”, ishin disa prej parullave dhe thirrjeve të qytetarëve që ndaluan 100 metër larg nga vendi ku qëndronte kryeministri.

Video

Login to post comments