Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin, kjo qeveri është e çmendur dhe e paaftë.
Përmes një postimi në “facebook”, Vasili ka shkruar se qeveria u kujtua për arnimin e rrugëve pikërisht kur u hap sezoni turistik e kur lëvizjet e njerëzve janë shtuar.
Postimi i plotë:
Qeveria e cmendur riparon rruget tamam kur fillon sezoni turistik.
Qeveri me te cmendur nga kjo nuk gjen gjekundi.
Nga njera ane hap sezonin turistik ane e mbane Shqiperise dhe na trashi koken duke thene kemi marre te gjitha masat per sezonin turistik.
Nga ana tjeter tani qe sezoni ka filluar fillon e riparon rruget, jua nxin jeten qytetareve dhe i krijon probleme bisnesit turistik.
Nxjerrin edhe urdher qe te kufizojne qarkullimin e mjeteve te renda per shkak te trafikut te renduar nga turizmi.
Po kaq muaj kur kishin kohe plot,kush jua mbajti doren qe t'i riparonin rruget edhe kur ngarkesa e kevizjeve dhe numri i qytetareve ishte me i paket? Tani e gjeten keta, pikerisht ne kulmin e kevizjes se njerezve, qe t'i riparojne rruget.
Jane te paafte dhe kaq.