Kryeministri Edi Rama dhe shtabi i tij qeveritar janë pritur me protesta edhe në qytetin e Lushnjës.
Sipas deputetit të PD-së në zonën e Lushnjës, Myslim Murrizit, kryeministri me turin e tij të “LLOGARI TALLJES” i thotë qytetarëve të lënë bujqësinë e të shohin “turizmin”.
“ ‘LLOGARI TALLJES’ me QYTETARET.I fton fermeret Lushnjare qe ti kthejne shtepite ne bujtina, hotele ose motele qe te beheni te pasur pa shitur qepe e domate ju thote, por qe “ turistet” te vijne neper shtepite e juaja te hane, te pine dhe .... te flene.” shkruan deputeti demokrat.
Më tej ai shton se rreth 500 policë u vendosën në hyrje të kinoteatrit Vaçe Zela për mbrojtjen e “partinë dhe udhëheqësin”.
Po ashtu Murrizi shkruan se është bërë kujdes që brenda të mos hyjë asnjë qytetar që mund ti shkaktonte problem qeverisë së Ramës.
Postimi i plotë:
Kryeministri Rama ne turin e tij fallco dhe demagogjik te
“ LLOGARI TALLJES” me QYTETARET.
I fton fermeret Lushnjare qe ti kthejne shtepite ne bujtina, hotele ose motele qe te beheni te pasur pa shitur qepe e domate ju thote, por qe “ turistet” te vijne neper shtepite e juaja te hane, te pine dhe .... te flene.
Nje TALLJE ekstreme.
500 police per te siguruar hyrjen e administrates se shtetit ne kinoteatrin Vaçe Zela.
Shou mes militanteve.
Te gjithe te “kenaqur “me partine dhe udheheqesin.
Eshte bere kujdes qe disa militante te ps qe mund te
“ benin ndonje prroçke”nuk jane lejuar te futen ne kinoteater.