Kjo e diel shënon 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në Kosovë do të përkujtohet me aktivitete të shumta, kryesisht në qytetin e Prizrenit.
Është duke u mbajtur seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë në fjalën e tij tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.
“Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”,tha ai.