×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ditëlindja e PS/ Rama thyen rregullin e 27 viteve, asnjë ftesë për selinë blu

Tuesday, 12 June 2018 16:13

Që prej 27 vjetësh, kur ndodhi reformimi i Partisë së Punës dhe krijimi i Partisë Socialiste, dy partitë e mëdha të vendit kanë qenë të pranishme në festat e njëra-tjetrës.

Përfaqësimi nuk ka qenë asnjëherë më i larti, por gjithmonë, pavarësisht situatës politike, ftesa e kundërshtarit është respektuar dhe përfaqësimi i palëve ka qenë dinjitoz.

Por nuk do të ndodhë më kështu. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vendosur të mos e ftojë më Partinë Demokratike në festën e partisë qeverisëse.

“BalkanWeb” u interesua pranë Partisë Demokratike për të mësuar se me kë do të përfaqësohej në festë partia më e madhe opozitare, por përgjigja ishte se: “në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë ftesë nga PS”.

Kjo është hera e parë që një parti qeverisëse në Shqipëri nuk fton forcën kryesore të opozitës në një ceremoni simbolike si data e themelimit të partisë. Mungesa e ftesës për PD nga ana e kryeministrit Rama vjen në një kohë, kur, pavarësisht akuzave të forta, ai ka deklaruar të ketë shtrirë dorën e bashkëpunimit më opozitën.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 16:14

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...