Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kanë firmosur sot në Singapor marrëveshjen për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.
E teksa ky takim tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, nuk mund të mos komentohej edhe nga politikanët shqiptarë.
Ish kryeministri Berisha e quan një arritje historike për paqen botërore, nënshkrimin e marrëveshjes për denuklearizimin e Koresë.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
“Miq, rreziku nuklear eshte rreziku numer nje i paqes ne bote. Ne kete kontekst samiti i presidentit te SHBA, Donald Trump me despotin e Korese se Veriut Kim Jong Un ne Singapor per denuklerarizimin e Korese se Veriut perben nje arritje historike per paqen boterore. Nga ky samit i Presidentit Donald Trump me moton e tij “Amerika e para” dhe despotit te Korese se Veriut Kim Jong Un, jo vetem Amerika por dhe paqa e botes del e para! Sb”.