Nënshkrimi i marrëveshjes për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka bërë që vëmendja e gjithë botës të drejtohet nga SHBA.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka përshëndetur përfundimet e Samitit të Sinagporit.
“Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në botë.”, shkruan Meta në Facebook.
Teksa shpreh krenari për partneritetin e Shqipërisë me vendin e madh, SHBA-në, siç e quan ai.
Ja çfarë shkruan ai:
Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në botë.
Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh