Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi së do të fillohet ndërtimi i rrugës së Arbrit.
Kjo deklaratë mori në mënyrë të menjëhershme reagimin e Ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes një postimi në “facebook” shkruan se Rama nuk ka si qëllim ndërtimin e rrugës së Arbrit por pastrimin e parave të drogës.
Për Berishën deklarata që Rama bëri sot nga Durrësi është investim kriminal, “Deklarata e tij sot ne Durres eshte mashtrimi i tij i radhes pasi ai nuk ka vendosur asnje qindarke ne buxheti apo kredit bankare per ndertimin e saj por vetem investimin kriminal te parave te droges dhe krimit te vetat, Olsit dhe krushkut Gaz Rama, te cilat se shpejti do goditen nga drejtesia nderkombetare!” shkruan ish-kryeministri.
Postimi i plotë:
Rama jep lajmin se po lane parat e droges,te vetat Oksit dhe Gaz Rames!
Rruga e Arbrit do ndertohet me parate e droges dhe krimit!
Te dashur miq, piktori deshtak mashtroi cdo vit per fillimin e punimeve ne rrugen e Arbrit. Ai detyroi, me ryshfetet dhe gjobat qe i kerkonte, te largohej kompania Kineze, gjigandi i dyte me i madh i Kines ne ndertim, e cila kishte marre persiper te perfundonte brenda vitit 2016 te 27 km e Rruges se Arbrit qe jane per tu ndertuar.
Sot ai, pas 5 vitesh ne pushtet, ka gjetur mekanizmin e vjedhjes dhe jo te ndertimit te rruges se Arbrit. Ai ka shnderruar ndertimin e rruges se dyte te kombit ne nje sipermarrje per larjen e parave te veta te droges dhe krimit dhe per te mos e ndertuar ndonjehere ate. Deklarata e tij sot ne Durres eshte mashtrimi i tij i radhes pasi ai nuk ka vendosur asnje qindarke ne buxheti apo kredit bankare per ndertimin e saj por vetem investimin kriminal te parave te droges dhe krimit te vetat, Olsit dhe krushkut Gaz Rama, te cilat se shpejti do goditen nga drejtesia nderkombetare! sb