×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tarifa e Rrugës së Kombit/ PD-ja e vendosur: Nuk e lejojmë, do të përdorim të gjitha mjetet

Tuesday, 12 June 2018 20:37

Zërat për vendosjen e tarifës së reduktuar në Rrugën e Kombit kanë shqetësuar sërish qytetarët e Kukësit të cilët janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë lloj tarife.

Në lidhje me këtë janë pyetur edhe dy deputetë e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, të cilët nga Kukësi kanë dhënë mesazhin e qartë se PD do të përdorë të gjitha mjetet për ta ndaluar.

Alibeaj në fjalën e tij tha se, kuksianët të cilët preken më së shumti nga tarifa e rrugës së Kombit, kanë folur mjaftueshëm, pa ngjyrime politike.

Nuk është dëshirë, nuk është forcë për të kundërshtuar, një pushtet të cilët këta njerëz dhe ky vend nuk e do, është  thjesht një konkluzion  të cilët kanë arritur tek fakti që  nuk munden dhe nuk kanë”.

I pyetur nëse do të rivendoset tarifa e reduktuar në këtë rrugë Alibeaj tha: Nëse do të bëjnë këtë gjë besoj që do të krijojnë kontradiksionin më të madh logjik  dhe absurd, sepse njerëzit janë në burg, sot kuksianët janë në burg. Nëse Edi Rama vendos një tarifë të reduktuar si fillim duhet të pastrojë fajësinë për këta njerëz që gjenden në burg”, u shpreh ai.

Gjithashtu Alibeaj paralajmëroi se qëndrimi i opozitës do të vazhdojë me të gjitha mjetet dhe format nëse qeveria vendos tarifa të reduktuara  jo vetëm për kuksianët, por për të gjithë shqiptarët, do të largohet.

Të njëjtën gjë ka paralajmëruar edhe Ervin Salijani i cili thotë se nuk do të lejohet vendosja e reduktuar e tarifës. 

Login to post comments