Në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e qeverisë në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë ditës së sotme, drejtuesit lokalë të PD në këtë qytet kanë dalë në protestë.
Përfaqësuesit dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike të mbështetur edhe nga disa qytetarë kanë dalë në protestë tek fusha e mbetjeve urbane.
Me pankarta në duar ata kundërshtojnë djegien e mbeturinave dhe kërkojnë të merren masa, pasi ndotja në zonë është dhjetëra herë më e lartë se norma e lejuar.
Prej vitesh qyteti i Durrësit i hedh në këtë hapësirë 70 mijë ton mbetje urbane në vit, ndërsa zona përreth është e banuar.