×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qytetari i ankohet, Rama: Si s’mu ndatë mor, kudo më dalin…

Tuesday, 12 June 2018 20:45

Kryeministri Rama gjatë turit të llogaridhënies në Durrës ka dëgjuar ankesat e qytetarëve dhe u ka bërë thirrje që për çdo gjë të shkruajnë tek portali që ka vënë në dispozicion qeveria për të zgjidhur hallet e qytetarëve, edhe pse këta të fundit janë ankuar shpesh se kanë shkruar dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Por njëri nga qytetarët që u prezantua si Vasil Aleksi, sekretar i Shoqatës së Gjuetarëve Durrës, i kërkoi kryeministrit që të rishikojë heqjen e moraturiumit të gjuetisë në një kuadër të rreptë ligjor. Ai i dhuroi dhe një manual për gjuetinë.

Kryeministri siç e ka bërë të udhës që herë tallet dhe herë bën ironi me qytetarë të ndryshëm nuk iu përgjigj nëse do ta rishikonte këtë, por shprehu ‘habinë’ që gjuetarët i dalin kudo.

Qytetari: Vasil Aleksi, sekretar i Shoqatës së Gjuetarëve Durrës,

Rama: Si s’mu ndatë mor kudo më dalin gjuetarët…

Qytetari: Do iu kërkoja që brenda një kuadri ligjor shumë të rreptë të shihet mundësia të na lironi moratoriumin, sidomos mosha ime nuk kemi zgjidhje tjetër ky është një hall qejfi, nuk është një hall…

Rama: Flet me njeriun më të gabuar për këtë punë se unë gjuetinë  e kam tmerr, por këtu çfarë nuk është bërë kundër kafshëve, nga moratoriumi ynë janë katërfishuar specie

Qytetari: Jo të gjitha

Rama: Si i ke ti llogaritë se kjo që thua që nuk janë shtuar është në favorin tim…

Login to post comments