Qeveri e shkatërrimit të Identitetit Kombëtar

E mërkurë, 13 June 2018 12:08

“Qeveria do të mbahet mend edhe për shkatërrimin e Identitetit Kombëtar, përpos si qeveri e drogës”. Ishte kjo deklarata e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehetaj, për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, mesazhin e saj e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, aty ku shkruan se trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptareve.

Postimi i plotë

Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.

A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit?

Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 12:11
Login to post comments