Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme një skandal në shëndetësi.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se Rama dhe Manastirliu kanë ndërprerë mjekimin e të sëmurëve duke hequr ilaçet nga rimbursimi.
Statusi i Berishës:
Shpirtkatrani Rama dhe shpirtzeza ndrikull Manastirliu nderpresin mjekimin te sëmurëve duke hequr ilaçet nga rimbursimi!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Përshendetje Dr. Berisha!
Po ju drejtohem ju si e vetmja menyre e degjimit te hallit tone dhe me shpresen e gjetjes se nje zgjidhje.
Ne vitin 2015 babi u diagnostikua me Arthritis reumatoid, semundje kronike qe nuk mund të shërohet, por simptomat mund të mbahen nen kontroll me trajtim. Filloj te mjekohej me Embrel (etanarcept) ilac biologjik, gjate kesaj periudhe shfaqi dhe permiresime. Problemi qendron se i eshte nderprese mjekimi jo se nuk e ka te nevojshme por shteti nuk e perballon ( eshte i kushtushem dhe pacientet e marin me rimbursim). U be nje muaj qe nuk mer mjekim dhe ka nis te shfaqe shqetesime. Mjekia i thote qe e ke shume te nevojshme ta vazhdosh si mjekim. Ju lutem na ndihmoni ti japim nje zgjidhje nuk mund te leme njerez te vdesin, ju jeni e vetmja rruge per ti dhene ze keti problemi.”