Ndarja nga jeta e Perikli Dhales, Basha: Nderim luftëtarit të pamposhtur!

E Enjte, 14 June 2018 10:54

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të te Perikli Dhales, legjendës se bardheebluve dhe kryetarit për vite të degës së PD ne lagjen 8.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Basha thotë se dje u nda nga jeta një njeri i madh dhe një kundërshtar i diktaturës komuniste.

Mesazhi i Bashes 

Dje u nda nga jeta Perikli Dhales, futbollisti virtuoz dhe një nga legjendat e bardhebluve të Tironës, bashkëshorti i Donikës, të dy kundërshtarë të paepur të diktaturës mizore, pjesëmarrës në demonstratën e heshtur të Janarit 1990 pas të cilës u burgosën dhe u keqtrajtuan nga Sigurimi por nga ku dolën edhe më stoikë, sfidantë e të pathyeshëm, duke i dhënë kurajo të gjithë banorëve antikomunistë të Lagjes 3 (tani minibashkia 8), të cilët një vit më vonë lanë jashtë Kuvendit të parë pluralist drejtuesin e fundit komunist të vendit.

Pero dhe Donika lindën dhe rritën në këtë lagje në zemër të Tiranës djemtë e tyre, Frenklin dhe Hertin, të cilët bashkë me dhimbjen për humbjen e papritur të babait duhet të ndihen krenarë me çfarë ai përfaqëson jo vetëm për ne banorët e vjetër të lagjes, por për mbarë Tiranën dhe vendin.

Në këto momente të vështira ne jemi të gjithë pranë Donikës, Frenklit dhe Hertit, duke u përkulur me respekt dhe nderim para bashkqytetarit tonë, krenarisë së futbollit bardheblu, kryetarit për vite të degës së PD për lagjen tonë, luftëtarit të pamposhtur gjatë gjithë jetës së tij, që sot ju dorëzua vetëm Zotit. U prehtë në paqen e Tij!

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...