Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, ka reaguar ditën e sotme lidhur me votimin e djeshëm të Shqipërisë në OKB.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se Shqipëria ka votuar pro SHBA-së në OKB.
“Pas presionit të fortë e të gjatë publik të opozitës, Ministria jonë e Jashtme nuk përsëriti dje në Asamblenë e OKB gabimet tragjike të pak kohëve më parë, që na përplasën disa herë me SHBA”., -shkruan ndër të tjera Shehu.
POSTIMI I PLOTE
Mbas presionit te forte e te gjate publik te opozites, Ministria jone e Jashteme nuk perseriti dje ne Asamblene e OKB gabimet tragjike te pak koheve me pare, qe na perplasen disa here me ShBA.
Shqiperia dje nuk e voton Rezoluten “Per mbrojtjen e civileve palestineze”, te iniciuar nga Algjeria e Turqia e te kundershtuar nga ShBA.
Ne fakt ajo ishte nje Rezolute e pa balancuar, qe si e tille nuk i sherben stabilitetit e paqes ne ate zone, per te cilen votuan kunder 8 shtete e absenuan 45, nder te cilet edhe vendi yne.
Mos vendosja ne ate Rezolute e Amendamentit te propozuar nga ambasadorja Haley, pa dyshim i prishi cdo mundesi ekuilibri dhe pozitiviteti asaj Rezolute.
Edhe fakti qe menjehere mbas kalimit ne Asamble te asaj Rezolute, ajo po perdoret si nje “flamur” fitoreje ndaj ShBA-se prej disa nga mbeshtetesit e saj, tregon qartesisht se sa te drejte kishim e kemi ne si opozite ne qendrimin e kembenguljen, per te ndjekur ShBA ne ceshtjet e sigurise.
Sidoqofte eshte e domosdoshme qe tashti Ministria e jone e Jashteme keto qendrime si dhe pozicionet e rendesishme te saj, t’i beje menjehere publike, pa qene nevoja te loze “sy mbyllurazi”.
/55News.al/