Nishani i përgjigjet Ramës dhe Veliajt: Soji i Haxhi Qamilit

E Enjte, 14 June 2018 15:04

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me draftin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re me gjashtë kulla.

 

Sot Veliaj deklaroi se Bashkia ka ofruar tokën që të marrë një teatër. Ndërsa Nishani thotë se qeveria dhe bashkia janë vetëm administratorë e jo pronarë të tokës në Tiranë.

STATUSI I NISHANIT
Qesharake deri në neveri!
Qeveria dhe Bashkia Tiranës thonë se:
“po japim tokën siç bëjnë të gjithë pronarët dhe do marrim përqindjen të përkthyer në teatër të ri” !!!! 
Ore, po nuk jeni pronarë të shtetit, pronës publike dhe pushtetit.
Jeni administrator të përkohshëm të tyre.
Po ringjallin sojin e Haxhi Qamilit, mu në mes të Tiranës.

Nishani-fb.png

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 16:16
Login to post comments