Sot mund të quhet dita e vezës. Jo për shkak të ndonjë tradite shqiptare, apo se ndonjë pulë diku në ndonjë cep të Shqipërisa ka bërë ndonjë vezë interesante, por për akrobacitë e Erjon Veliajt në tentativë për ti shpëtuar gjuajtjeve me vezë, pak para se të niste dëgjesën me artistët.
Aq shumë i ka djegur ajo vezë Erjon Velaijt , që për hir të së vërtetës nuk e zuri në trup, saqë që kur mediat sociale u mbushën me videon e akrobacisë së tij, ka reaguar disa herë.
Fillimisht iu mburr publikut se asnjë vezë nuk e kapi. “Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë. Ushtroni pak më shumë” tha Veliaj.
Mendoi se me batutën sportive do t’i kalonte sekëlldia a këtyre pamjeve, por më kot. Video po bën xhiron e rrjeteve sociale, diku 15 mijë shikime, diku 60 mijë e diku më shumë. Imazhi i Veliajt po fiksohet në memorien e qytetarëve si akrobati i vezëve.
E mllefi nuk e la rehat, menjëherë urdhëroi një ndër 48 punonjësit e zyraës së mediave të bënte montazh personazhin e filmit “Matrix” me fytyrën e vet. Personazhi u shmanget plumbave ndërsa Erjoni u shmanget vezëve. Redaksionale /55news.al