Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta e Perikli Dhales. Në një mesazh ngushëllues të shpërndarë në profilin e facebook, Berisha vlerëson angazhimet e tij me , përkushtimin si drejtues në të gjitha arritjet e Partisë Demokratike dhe demokrateve të Tiranës.
Mesazhi i plotë:
Dite zie per demokratet por dhe sportin shqiptar!
Perikli Dhales mbylli syte pergjithmone!
Te dashur miq, ndarja nga jeta e veprimtarit te shquar te Partise Demokratike dhe njerit prej ish futbollisteve me te talentuar dhe me te dashur per publikun shqiptar, Perikli Dhales eshte nje humbje e dhimbshme qe ka zhytur ne zi familjen e tij te nderuar, mbare demokratet dhe boten e sportit shqiptar.
Perikli Dhales me talentin e tij te rralle ishte njeri nga futbollistet me te dashur dhe me popullor te kohes se tij. Ai se bashku me familjen u angazhua ne levizjen demokratike dhe Partine Demokratike qe ne ditet e para te themelimit te saj.
Me guximin, perkushtimin e tij si drejtues ne degen e Tiranes, Perikliu dha nje ndihmes te veçante ne te gjitha arritjet e Partise Demokratike dhe demokrateve te Tiranes.
Me kete rast le te shprehim ne te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle, nderimin tone me te madh per vepren dhe kontributin e Perikliut dhe ngushellimet tona me te ndjera familjes se tij dhe te lutemi se bashku qe shpirti i mire i tij te gjeje paqen e amshuar! sb