Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn është shprehur kundër propozimit të Austrisë për të ngritur një qendër refugjatësh në Shqipëri.
Ai foli për revistën “Spiegel”, ku tha se vendet e Ballkanit nuk mund të kthehen në parkim refugjatësh.
Në këtë mënyrë komisioneri del kështu kundër kryeministrit të partisë së tij, austriakut Sebastian Kurz.
Sipas “Spiegel” propozimi i tij konsiston në ngritjen e një qendre refugjatësh në një vend jashtë BE-së, që me gjasë do jetë Shqipëria.
Në gjysmën e dytë të vitit Austria merr edhe Presidencën e BE deri ne fund te 2018.