Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kryeministri Rama i cili tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas Palokës Rama është gati të bëjë gjithçka përveç atyre që i kërkojnë të bëjë.
“Për të është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushi vendin me terroristë apo me refugjate se sa te dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn”, thotë ndër të tjera Paloka.
Reagimi i plotë:
“Jam gati te bej gjithshka per negociatat”-thote Rama
Ne fakt eshte gati te bej gjithshka pervec atyre qe i kerkojne te bej.
Per te eshte me e lehte te ngrej kampe e te mbushi vendin me terroriste apo me refugjate se sa te dorzoje Tahirin dhe Xhafajn.
Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.
Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.
Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .
Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.
Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”...!!!