Presion administratës në Dibër të shkojnë nesër në takimin e Ramës

Saturday, 16 June 2018 09:45

Nesër kryeministri Rama do të jetë në Dibër në spektaklin e radhës për Rrugën e Arbrit së premtuar prej tij për tu bërë që në fushatën e  zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.
I shqetësuar se dibranët nuk do ti shkojnë në takim, dje Rama shpiku një letër lutjeje, ka dhënë porosi të qartë që të shkund administratën e qarkut ne nivel vendor dhe qendror aty ku i ka Rilindja që të shkojnë në takim, duartrokasin dhe falenderojnë kryeministrin për këtë ditë “të madhe”. Këtë spektakël dibranët e kanë parë prej 5 vjetësh dhe nuk ka nevojë të rishohin më!
Detyrimin e pjesmarrjes së administratës në takimin e Ramës të "shplarjes së trurit" nga kryeministri e denoncon dhe deputeti i PD Xhemal Gjunkshi. Në statusin e tij në FB Xhemal Gjunkshi shkruan se iu është dhënë porosi drejtoreve të cilat jane zotuar se do te marrin mungesat , do te bejne list/prezencat , dhe te henen kush nuk do te marre pjese, do i kushtoje vendin e punes.
Ja cfarë shkruan me shumë deputeti Xhemal Gjunkshi në FB
“Edi Rama i pa shprese therret dibranet te marrin pjese ne takimin e tij te "shplarjes se trurit" se gjoja do ua falka sharjet e ofendimet ne facebook per Rrugen e Arbrit.
Rruga e lavatrices se pastrimit te Narko Euros.
Rruges ndaj se ciles nuk ka bere asgje transparente perballe publikut.
Krejt ndryshe ka qene urdhri i Xhaçkes, i Prefektit te Qarkut Shehu, te cilet nuk u jane drejtuar ne formen e lutjes siç ben shefi i tyre , kordinatorja e PS Diber Olta Xhaçka se bashku me Prefektin Nexhbedin Shehu kane mbledhur dhe kane (urdheruar) detyruar drejtoret e institucioneve vendore dhe te Bashkise qe te nxjerrin punonjesit e administrates me detyrim ne takimin e Rames. Rama dhe Xhaçka e kane kuptuar se ne Diber nuk i do me njeri , ndaj kercenojne me vendin e punes punonjesit qe nuk dalin ne "panairin e punes" se Rames dhe nuk do te jene prezent gjate takimit me te.
Kujdes , drejtoret jane zotuar se do te marrin mungesat , do te bejne list/prezencat , dhe te henen kush nuk do te marre pjese, do i kushtoje vendin e punes.
Kjo u shkon me se miri diktatoreve, kercenime te tilla benin komunistet e dikurshem.
Perdorimi i administrates si figurante mitingjesh me detyrim eshte fundi nje sistemi te kalbur!|”
Por deputetit Gjunkshi i ka mbërritur disa mesazhe si denoncim nga një prej punonjësit vendor   shkruan:  “Pershendetje Gjeneral me shpirt nuk shkoj gjeneral se sdu tja shoh surratin ketyre laperave te ps bashk me kryetarin e tyre por nga HALli I Vendit punes te pash ne status ne FB gjeneral qe kishe Shkruar shanin doktor berishen dje se merr administraten ne miting je po tani duke na detiruar me zor te presim edi ramen me tabor megjithate me Zemer nuk jam atje por me trup mekanikisht jam gjeneral duke na ber Presjon me detyr I'm te shkojm ne 10 ne takin Gjoja prezantimi ne rruges ArBRIT zoti u ardht hakut Ishalla te prura sms se ne FB smund te ktheja pergjigje se rrin duke na survijuar gjeneral keto lavjersa po do u vi dita shum Shpejt te pershendes general”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...