Rama fton në show dibranët pasi për 5 vjet i la në skamje

Saturday, 16 June 2018 10:39

Rreth takimit te kryeministrit neser ne Diber ka reaguar edhe znj.Dhurata Cupi deputete e ketij qarku.  Zonja Cupi shkruan se përpara se t’i ftoj dibranët në  show-n e radhës duhet të iu përgjigjet një sërë pyetjesh së pari rreth transparencës së këtij koncesioni në është bërë për interest e Ramës apo banorëve të qarkut Dibër, a do ta taksojë këtë rrugë, si dhe tu jap llogari për lënien pas dore prej 5 vjetësh në qeverisjen e tij.

Ja statusi i Dhurata Cupit në FB
“Përse i fton kryeministri Dibranët të jenë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës së Arbrit?
Pse nuk i fton tu japë përgjigje për:
- Sa transparente është kontrata e rrugës së Arbrit dhe se është bërë për interesat e Ramës e jo Dibranëve. Sa ju kushton kjo rrugë banorëve të kësaj treve të varfër.
T’u thotë Dibranëve a do ti taksojë ata që të kalojnë nga kjo rrugë ashtu sic ka nisur me trendin e ri të taksimit të akseve rrugore.
Rama e nis këtë rrugë nën presionin e Dibraneve por sërish para zgjedhjeve.
E rëndësishme është të bëhet rruga e projektuar nga qeveria demokrate para më shume se 5 vitesh.
Rama duhet të kryejë një detyrë të vetme ndaj Dibranëve, por jo si një projekt fushate.
Kjo rrugë duhet bërë sipas çdo standardi dhe pa pagese për banorët e këtyre zonave.
I fton në debat Dibranët për tu thënë se rrugën po e bën për interesat e tij krejtesisht klienteleiste, jo per ata të cilët i ka gënjyer për 5 vite.
Zoti Rama Dibranët i ke lënë në skamje por kjo nuk do të thotë se ata, sic bënë edhe Kuksianët, të të lënë ti taksosh përmes një rruge që për 5 vjet e kishe projekt të gatshëm për ta zbatuar dhe thjesht vendose ti lije në harresë.
Por le të diskutojë me ta për:
-T’u thënë përse e ka lene më të varfërin qark në vend pa asnjë investim e në harresë totale duke degdisur rininë rrugëve te Europës?
T’u thotë përse nuk ndërtoi asnjë shkollë, asnjë cerdhe apo kopësjt.
-T’u thotë përse nuk subvencionoi asnjë blegtor apo fermer, por i detyroi ti prisnin dhe ato pemë
(mollë, kumbulla apo qershi)duke mos u lënë treg e duke favorizuar mbjelljen e hashashit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...