Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur të pështirë mënyrën se si Rama dhe Veliaj bëjnë viktimën sikur nuk ka para për Teatrin Kombëtar, vetëm e vetëm që të grabisin tokën e Teatrit Kombëtar dhe ta shkatërrojnë atë.
Statusi i plotë
Kryeministri, qe baderdisi mbi 100 milion euro me portale s'ka leke per teatrin.Kriminale.
Kryeministri megjithe Bashki e Ministri bejne ne menyre te peshtire viktimen sikur s'ka para',vetem e vetem qe te grabisin token e Teatrit Kombetar dhe ta shkaterrojne ate.
Keta jane thjesht dhe vetem kriminele te artit dhe kultures se Shqiperise,pasi kerkund nuk eshte pare e degjuar qe krenaria e artit te nje vendi te trajtohen si armiq nga qeveria e tyre vetem sepse mbrojne artin.
Ne po perjetojme tragjikisht inkuizicionin e binomit shkollepake dhe hajdute,qe po bie si sopate mbi Teatrin Kombetar dhe aktoret e shkelqyer te tij.
Sa per parate, po ju sjell vetem fakte se ç'baderdi kane bere keta duke bere leket rrush e kumbulla me portale e digitalizimi koti.
E kane pohuar vete qe kane grire mbi 100 milion euro per to dhe te gjithe e kuptojne menjehere qe vetem me to do kishim bere nja 5 teatro kombetare ultra moderne.
Dhe sot qajne e lajne se gjoja s'kane para'.
Jane mashtrues e kusare dhe pike.
Ja fakti i pohuar me gojen e tyre:
Ne nentor te 2016 Ministrja e Inovacionit Harito deklaronte perpara Komisionit Parlamentar te Ligjeve:
"Vetëm për të pasur një ide për vlerën e kësaj, në tri vitet e kaluara për infrastrukturën dixhitale janë shpenzuar nga shteti shqiptar, dhe këtë e keni edhe te APP, nga institucionet e ndryshme, jo vetëm institucioni që drejtoj unë, janë investuar nga buxheti rreth 100 milionë euro".