Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në Berlin ka zhvilluar një takim të veccantë me Presidentin e Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla (BVMË), zotin Mario Ohoven. Presidenti Meta shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit është rënë dakord që të përfshihet Shqipëria në rrjetin me të madh evropian të SME-ve.
“Një takim i shkëlqyer me Presidentin e Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla (BVMË), zotin Mario Ohoven. Kënaqësi që konstatova një interes shumë të lartë për të bashkëpunuar me Shqipërinë. Ramë dakord që në kuadër të aktiviteteve për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Gjermaninë, të përfshijë Shqipërinë në rrjetin me të madh evropian të SME-ve”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta.