Nishani: Banditizmi dhe droga po na largojnë nga BE

Saturday, 16 June 2018 12:25

Ish-presidenti Bujar Nishani është shfaqur mjaft i shqetësuar për prespektivën e vendit tonë drejt familjes së Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në “facebook”, Nishani ka shkruar se sipas tij sinjalet, se për Shqipërinë nuk do të ketë lajme të mira në fund të këtij muaji për hapjen e negociatave janë të shumta.

Ish-presidenti me nota alarmante dhe dëshpëruese thotë, se tashmë janë identifikuar shkaqet për këtë dështim të radhës të vendit tonë, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit”, sipas Bujar Nishanit janë disa nga arsyet kryesore, se përse vendet e Bashkimit Europian nuk janë të gatshme për të na afrua sa më shpejt në klubin e tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve.

Arsyet ; banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bisneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerab?l dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj..

Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë !!

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 13:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...